MaqedoniTop Lajme

Shtrenjtohen derivatet e naftës në Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Komisioni Rregullator për Energjetikë, vendosi që nga sonte në mesnatë të shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut. Siç bëhet e ditur, dizeli do të shtrenjtohet për 1,5 denarë, ndërsa benzina dhe vaji ekstra i lehtë për 2 denarë.

Nga sonte në mesnatë një litër EuroSuper Bs-95 do të shitet për 73 denarë, një litër EuroSuper Bs-98 do të kushtoj 75.00 denarë, ndërsa një litër dizel do të shitet për 64,50 denarë.