Maqedoni

Taravari: Nga vera e ardhshme gostivarasit nuk do të ndjejnë mungesën e ujit të pijshëm

Shpërndaje

Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari, sot i ka njoftuar të gjithë gostivarasit se nga vera e vitit të ardhshëm, nuk do ta ndjejnë mungesën e ujit të pijshëm.

Siç bën të ditur Taravari, pos modernizimit të rrjetit të ujësjellësit, gostivarasit, e në veçanti fshatrat Zdunjë, Debresh, Çajlë, Forinë, Çegran, Banjicë e Epërme, Banjicë e Poshtme, Turçan i Madh, Balindoll, Balindoll i Vjetër, si dhe Lagjet Tullana, Fazaneri, Blloku XXI, Bloku VIII, Blloku VII, nga viti i ardhshëm do të furnizohen pa ndërprerje me sasi të mjaftueshme të ujit të pijshëm.

Taravari falenderon për mbështetjen Bankën KfW dhe miqtë tanë nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike – SECO.