MaqedoniTop Lajme

VMRO: Shilegovi ka lënë borxhë 160 milionë Euro. Shkupi para falimentimit

Shpërndaje

Partia më e madhe opozitare, VMRO-DPMNE, ka dërguar një deklaratë për opinionin ku pretendon se ish-kryetari i komunës Petre Shilegov në mandatin e tij ka bërë borxh prej afro 160 milionë euro.

“Qyteti është në borxhe dhe për këtë fajin e kanë vetëm Shilegov dhe LSDM. Vetëm në bazë të detyrimeve të ardhshme sipas kontratave të lidhura si detyrime të papaguara janë 58,140,165 euro. Marrëveshjet e lidhura nga Shilegov nuk janë problemi i vetëm. Gjithashtu, ka filluar procedurat për lidhjen e kontratave të prokurimit publik në vlerë prej 11,377,052 euro. Sherri i Shilegovit dhe LSDM-së shihet edhe pas 7 marrëveshjeve për kredi në vlerë prej 32 milionë euro.

Në total, për të gjitha bazat, Shilegov i ka lënë qytetit obligime në shumë prej 158.196.797 euro. Po ashtu, përveç gjithë këtyre borxheve, Shilegov ka shpenzuar edhe paratë nga shitja e shtëpisë së qytetit, për të cilat ende nuk e dimë se ku kanë përfunduar[thonë nga VMRO-DPMNE.