Zaev i thotë lamtumirë Qeverisë: Ishte nder për mua t’i shërbej këtij populli
Kryeministri i vendit Zoran Zaev nuk është më kryeministër. Ai sot dorëzoi zyrtarisht dorëheqjen në Kuvend ndërsa për këtë njoftoi opinionin në FB.
Siç shprehet Zaev, demokracia do të thotë dhe përgjegjësi.
“Me dorëheqjen time, mar përgjegjësi dhe lë shembull për obligimin qytetar të liderëve të tjerë, por edhe jap një kontribut në përforcimin e kapaciteteve demokratike të shtetit.
Ishte nder për mua që mundesha të shërbej dhe pata besimin e shumicës së popullit në katër vitet e kaluara.
Dua t’i falenderoj deputetët në Kuvend, këtë dhe përbërjen e kaluar, anëtarëve të dy përbërjeve të Qeverisë gjatë mandateve të mia dhe qytetarët e vendit tonë.
Dua mirëqenie dhe prosperitet për të gjithë qytetarët, gjithë bashkësit, gjithë popullin,” është shprehur Zoran Zaev, kryeministër në dorëheqje.