MaqedoniTop Lajme

Byrnes në takim me Kovaçevskin, pret bashkëpunim me ekipin e ri qeveritar

Shpërndaje

Sot ambasadorja amerikane në Shkup, Kate Marie-Byrnes u takua me kryeministrin e ri Dimitar Kovaçevski për të diskutuar një sërë çështjesh, si dhe mënyrat për të punuar së bashku.

Siç njoftojnë nga Ambasada, Byrnes e përgëzoi Kovaçevskin për emërimin e tij si kryeministër dhe theksoi që i gëzohet vazhdimit të bashkëpunimit me ekipin e ri qeveritar.

Përveç me ambasadoren amerikane, kryeministri i ri i vendit Dimitar Kovaçevski sot ka realizuar edhe takime të tjera.

Ai sot në mëngjes e mori detyrën nga ish-kryeministri Zoran Zaev, i cili kërkoi që të punojë në interes të qytetarëve.