Dalin pamjet: Ushtria ruse mbërrin në Kazakistan (Video)
Njësitet e para nga forcat kryesore të kontingjentit rus të forcave paqeruajtëse CSTO kanë mbërritur në Kazakistan, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.
Ishte presidenti i Kazakistanit, Kasim Jomart Tokayev, që kërkoi ndihmë nga CSTO pas përshkallëzimit të protestave në vendin e tij.
Rusia dhe Kazakitani kanë një lidhje të ngushtë e po ashtu edhe një vijë kufitare 7600 kilometra.
Dhjetëra mijëra persona, disa duke mbajtur shkopinj e mburoja, kanë dalë në rrugë në ditët e fundit, pas rritjes së çmimeve të derivateve, në protestat më të rënda në Kazakistan që kur e ka fituar pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik tri dekada më parë. Dhjetëra protestues e 12 policë janë vrarë gjatë protestave në ish-vendin e Bashkimit Sovjetik. Janë arrestuar mbi dy mijë persona.
Ndonëse protestat nisën pas dyfishimit të çmimit të derivateve, madhësia dhe rritja e shpejt e tyre reflektojnë për pakënaqësinë e madhe në një shtet që është qeverisur nga e njëjta parti që nga pavarësia.