RajoniTop Lajme

Harta satelitore/ Po vjen nga Poli i Veriut, ky është “deti” i të ftohtit që do “pushtojë” vendin

Shpërndaje

Një valë dëbore do të godasë rajonin në ditët në vijim, ku temperaturat polare dhe reshjet e dëborës do të përfshijnë edhe Shqipërinë.

Ulja e temperaturës do të nisë nesër (e mërkurë) me ngrica në pothuajse në të gjithë rajonin. Parashikohet që moti i keq të përfshijë pothuajse të gjithë Europën, ndërsa përmirësimi do të jetë vetëm një ditor, të premten për tu përkeqësuar sërish me ulje temperaturash në fundjavë.

Por cili është “lumi” i të ftohtit që sjell temperaturat polare në rajon?

Mediat greke kanë publikuar së fundmi hartën satelitore që tregon se si do të zbres i ftohti polar në formën e një rrjedhe lumi në pothuajse të gjithë rajonin. Ky “lum” të ftohti ndjek një kurs lindor dhe nga lartësia e Polonisë e Rusisë Perëndimore kthehet në jug dhe transporton masat shumë të ftohta të gazit në vendin tonë.

Hartat tregojnë pamjet se si do të zbresë moti i ftohti që vjen nga Poli i Veriut. Sinoptikanët grek parashikojnë reshje dëbore dhe në zonat bregdetare në rajon.Sipas drejtorit të Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, Theodore Kolydas , “pushtimi” i dytë i ftohtë vjen në fundjavë dhe zgjat deri në mesin e javës së ardhshme./abcnews.al/