Rajoni

Kadri Veseli arriti në shtëpinë e tij (Video)

Shpërndaje

Ish-Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka arritur në shtëpinë e tij në Mitrovicë.

Nga pamjet shihet se ai është pritur nga bashkëshortja e tij, Violeta dhe familjarë.

Veseli është përcjellur deri në shtëpinë e tij nën masa të rrepta të sigurisë. Mediat nuk janë lejuar të hyjnë në oborrin e shtëpisë së Veselit.

Lajmin për ardhjen e Veselit në Kosovë e ka konfirmuar avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Artan Qerkini, i cili ka informuar se protokolli i Veselit pritet të jetë i njëjtë si me rastin e vdekjes së babait.

“Po, z. Veseli do te arrije sot ne Kosove. Sa i perket protokolit, pritet qe ai te jete i njejti si ne rastin kur z. Veseli eshte liruar me rastin e vdekjes se babait te tij.”, ka deklaruar Qerkini.

Më 07 janar ka vdekur nëna e Kadri Veselit, Ajshe Veseli. Edhe në korrik 2021, Kadri Veseli kishte ardhur në Kosovë, tri ditë pas vdekjes së babait të tij, Fazli Veselit.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, që nga nëntori i vitit 2020 gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.