Maqedoni

Kasami: Tetova deri në fund të vitit do të ketë 3730 vende parkimi!

Shpërndaje

Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami sot përmes një press konference para mediave ka prezantuar planin për pakingje të reja në komunën e Tetovës.

Kasami para mediave theksoi se nga dita e marjes së mandatit është analizuar problematika e parkingjeve e cila ndërvite ka shkaktuar kaos në komunikacion, duke shtuar më tej se tani më ka një plan i cili parasheh 5 faza për shtimin e parkingjeve në qytet edhe ate:

Faza e parë Janar – Mars në periudhën e parë të vitit 2022 do të realizohen parkingje që kanë nevoj projekt komunikacioni dhe pëlqim nga SPB- në Tetovë, ndërsa kjo fazë parasheh 195 vendparkime të reja zonale ndërsa të mbyllura parashihen 230 venparkime që gjithësej do të kemi 425 vendparkime të reja.

Faza e dytë Prill – Qershor, parsheh ndërimin e parkingjeve të mbyllura ku do të ketë 415 vendparkime për të cilat do të përgatiten matje gjeodezike, projekte infrastrukturore, leje ndërtimi, projekt komunikacioni sidhe pëlqime nga SPB Tetovë.

Faza e tretë Korik – Shtatorë do të përfshihen dy bulevarde ai i Bllagoja Toska me 150 parkingje, sidhe një pjesë e bulevardit të Ilindenit me 80 vendparkime që gjithësej në fazën e dytë do të kemi 230 parkingje të reja.

Faza e katër Tetor – Dhjetor parashihen parkingje kryesisht të mbyllura ashtu si në fazën e dytë, me gjithësej 13- vendparkime të reja do të përgatiten matje gjeodezike, projekte infrastrukturore, leje ndërtimi, projekt komunikacioni sidhe pëlqime nga SPB Tetovë të nevojshme për një parking.

Faza e pestë që përfshin vitin 2022 Janar – Dhjetor përfshinë parkingje në kate që përfshinë lokacione dy parkingje para tregut të gjelbërt, njëri me 350 vende parkimi dhe tjetri me 280 vende parkimi, një në lokacionin afër gjyqit dhe një në Kodrën e Diellit me gjithësej 930 vendparkime.

Tani më ekipi ka filluar me përgaditjet e nevojshme për ndërtimin e parkingjeve të nevojshme sipas këtij plani. Pra në total parkingje zonale do të jenë 425 të mbyllura 775 dhe prakingje në kate 1890 vendparkime të reja ndërsa me parkingjet aktuale Tetova do të ketë 3730, tha Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami.