Kumanovë, e hapin varrin për t’i vjedhur stolitë vajzës së re që vdiq në një aksident
Prokuroria Themelore Publike Kumanovë ka ngritur aktakuzë kundër tre personave të cilët si bashkëpunëtorë akuzohen për tentim për kryerjen e veprës penale – Vjedhja e rëndë nga neni 236 paragrafi 1 pika 1 lidhur me nenin 19 dhe nenin 22 të Kodit Penal.
“Dy 30-vjeçarë dhe një 32-vjeçar, të gjithë nga Kumanova, së bashku dhe me marrëveshje paraprake, natën e datës 9 dhe 10 tetor, në varrezat e qytetit në Kumanovë, kanë tentuar t’i sekuestrojnë sendet e personave të tjerë me synim për t’i përvetësuar në mënyrë të paligjshme.
Me mjete dore, lopata hoqën pllakën e mermerit që mbulonte njërin prej varreve, pas së cilës filluan të gërmojnë tokën dhe arritën te arkivoli ku ndodhej trupi i të ndjerës Jelena Filipovi.
Ata hapën arkivolin dhe filluan të kontrollonin trupin për të gjetur bizhuteri ari, pasi e dinin se e ndjera dyshohet se ishte varrosur me ar mbi të. Gjatë kontrollit nuk kanë arritur të gjejnë asgjë, për çka nuk kanë përfunduar veprën”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Telegrafi/