RajoniTop Lajme

LVV reagon për largimin e flamurit ‘Kuq e Zi” nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës

Shpërndaje

Në vazhdimin e seancën së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës ku po diskutohej për formim të komitetit për politikë dhe financa si dhe caktimin e një grupi për hartimin e planit vjetor të komunës, deputetë nga radhët e LVV-së reaguan për largim të flamurit të Shqipërisë nga salla e Kuvendit.

Ata iu drejtuan me këtë pyetje, kryesuesit të sapo zgjedhur, Fehmi Kupina.

Ky i fundit deklaroi se me protokoll nuk kërkohet një gjë e tillë.

“Unë jam interesuar dhe kam parë që me protokoll nuk kërkohet diçka e tillë, institucionet e kanë për obligim të kenë vetëm flamurin shtetëror, por do e trajtojmë në seancat tjera”, ka thënë Kupina.

Si kundërpërgjigje, ata kërkuan të shohin protokollin që kërkon largim të flamujve që nuk janë shtetëror.

Sot në seancën e jashtëzakonshme të komunës, Kuvendi Komunal zgjodhi për kryesues kandidatin Fehmi Kupina nga LDK.