RajoniTop Lajme

Masat antikovid, Kurti: Janë të domosdoshme, merreni dozën e tretë të vaksinës

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të Qeverisë ka komentuar masat e reja për mbrojtje nga Covid-19, përcjell TV21. Kurti thotë se masat janë të domosdoshme ndërkaq bën thirrje që qytetarët të marrin dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19.

“Vlerësimet shkencore të profesionistëve shëndetësorë dhe të ekspertëve përkatës i paraprijnë çfarëdo veprimi politik apo qeveritar, andaj u bëj thirrje të gjithëve që të vaksinoheni e të ftoni edhe të tjerët që të vaksinohen, ta marrin dozën e tretë dhe atë përforcuese”, tha mes tjerash Kurti.

Ndryshe, me vendimin e fundit të ekzekutivit kosovar, hyrja në Kosovë është e mundur vetëm me certifikatë për tre doza të vaksinës anti-Covid, ose me certifikatë për dy doza vaksine dhe dëshmi për test negativ PCR.