MaqedoniTop Lajme

Në objekte hoteliere në Tetovë dhe Gostivar janë kapur persona pa certifikata vaksinimi

Shpërndaje

Ministria e Brendshme njofton se me datë 08.09.01.2022 në periudhën prej orës 22:00 deri në ora 03:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut kanë kryer kontroll me të cilin janë përfshirë 4 objekte hoteliere në Tetovë dhe 24 objekte hoteliere në zonën e Gostivarit.

“Gjatë kontrollit në dy kazino në rajonin e Tetovës janë kapur 5 persona të cilët nuk kishin certifikata për marrjen e vaksinës kundër Covid-19, më pas një i mitur dhe një person të cilit iu gjet dhe iu konfiskua një thikë.

Për personat e gjetur si dhe për objektet në të cilat janë bllokuar do të përgatiten parashtresa përkatëse”, thonë nga MPB.

Gjithashtu, shtojnë nga atje, do të përgatitet një parashtresë përkatëse për një objekt hoteliere në fshatin Vrapçisht-Gostivar ku është konstatuar se nuk janë respektuar protokollet e punës.