Maqedoni

Osmani- Lührmann: Gjermania mbetet partner strategjik për integrimin tonë evropian

Shpërndaje

Ministri i Punëve të Jashtme (MPJ), Bujar Osmani, realizoi takim me Ministren për Evropë dhe Çështje Klimatike pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Anna Lührmann. Vizita vjen menjëherë pasi ajo mori këtë funksion në Qeverinë e re gjermane të udhëhequr nga Kancelari, Olaf Scholz dhe vetëm një ditë pas zgjedhjes së Qeverisë së re në vendin tonë, angazhimi i së cilës mbetet i njëjtë – kontinuiteti euroatlantik me prioritetin e integrimeit evropian, si interes strategjik i Maqedonisë së Veriut, informojnë nga MPJ.

Postimi nga Bujar Osmani:

📍 Takim me Ministren për Evropë dhe Çështje Klimatike pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Anna Lührmann.
🇲🇰🤝🇩🇪
👉 Gjermania mbetet partner strategjik për integrimet tona evropiane dhe jep mbështetje drejt realizimit të këtij qëllimi të përbashkët. U përshëndet progresi i vendit dhe u theksua se Maqedonia e Veriut meriton nisje të negociatave për aderim.