Profesori që u bë viral me video në Tik Tok shpërthen në lot gjatë intervistës (Video)
Tashmë Tik Tok-u është shëndrruar në senzacion të padiskutueshëm.
Pothuajse secila video në Tik Tok bëhet virale.
E së fundi viral në Tik Tok u bë edhe profesori nga Vushtrria i cili ka shpërndarë video në këtë rrjetë social duke kërcyer valle të ndryshme.
Profesori i ftuar në emisionin ‘Sot’ në KTV, ka shpërthyer në lot teksa ka shpjeguar kritikat e shumta që ka marrë.
Sipas tij ka pranuar shumë komente negative të cilat kanë ndikuar edhe në familje.
Madje ai shpjegoi se ka kërkuar nga vëllau i tij se në rast se ai pyetet se cila është lidhja familjare me profesorin, të mos tregojë të vërtetën por të thotë se e ka vetëm kushëri.
Profesori shpjegoi se nuk do të ndalet me video përkundër të gjitha kritikave.