Rajoni

Rikthehen temperaturat e ulëta dhe bora nga kjo datë

Shpërndaje

Butë dhe stabil edhe në pjesën e parë të javës. Nga mesi i javës shkurtimisht priten mundësi për shi e borë dhe rënie e temperaturës.

2.01.2021 – Butë dhe mot stabil parashihet të mbajë edhe në ditët e para të javës së parë të vitit 2022. Me kthjellime e vransira, derisa orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave priten edhe kushte për mjegull apo mjegullinë.

Ditën e enjte do të ketë shtim të vransirave, e pasdite priten edhe reshje shiu, e me rënie të temperaturave, reshjet e shiut mund të shndërrohen edhe në bore, e nga dita e premte reshjet pushojnë, e vransirat edhe shpërndahen deri në mbrëmje.

Në ditët e ardhshme nuk do të mungojë qarkullimi ajror, kështuqë ndotësit ajror gjatë periudhave me erë mund të shpërndahen e cilësia e ajrit edhe të jetë në vlera të pranueshme, por se orëve të mbrëmjes kur dominojnë qetësitë, ndotësit shënojnë rritje në koncentrime e indeksi të kaloj edhe në vlera të dobëta e shumë të dobëta.

3.01 – Butë, kryesisht me diell, e pasdite dhe mbrëmje me vransira kalimtare. Orëve të mëngjesit, përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.
4.01 – Mbetet mot i butë, me vransira e intervale me diell. Përgjatë ultësirave në mëngjes mundësi për mjegull ose mjegullinë.
5.01 – Butë, paradite pjesërisht vranët, e nga pasdita më shumë kthjellime.
6.01 – Kryesisht me vransira. Pasdite priten reshje shiu, e më vonë në mbrëmjes shndërrohen edhe në reshje bore.
7.01 – Më ftohtë, me vransira dhe intervale me diell. Deri në mbrëmje vransirat shpërndahen.

Temperaturat mbeten mbi vlera mesatare deri nga dita e premte. Minimalet luhaten nga 0-4C, e maksimalet arrijnë deri në 12C e 13C, ditën e premte zbresin edhe në 4C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e perëndimi 3-8m/s, e nga dita enjte nga verilindja 3-9m/s.

Shtypja atmosferike në rënie, e në pjesën e dytë të javës shënon rritje të shpejtë mbi vlera normale.