Bota

Rritje e çmimeve të naftës për shkak të trazirave në Kazakistan

Shpërndaje

Rritja e menjëhershme e çmimit të naftës reflekton kryesisht nervozizmin e tregut për shkak të përshkallëzimit të trazirave në Kazakistan. Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie u rrit me 70 cent krahasuar me një ditë më parë, kur çmimi ishte rreth 82,69 dollarë. Në tregun amerikan, një fuçi u tregtua me një çmim 59 cent më të lartë, nga 80,05 dollarë. Kazakistani është një shtet anëtar i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës OPEC.

Rusia dërgoi trupa për të shuar kryengritjen në ish-Republikën Sovjetike duke sjellë reagimin e ashpër të perëndimit. Protestat antiqeveritare në Kazakistan nisën në rajonet e pasura me naftë në pjesën perëndimore të vendit.

Prodhimi i naftës në fushën kryesore Tengiz të Kazakistanit ra në nivelet më të ulëta. Disa nënkontraktorë ndërprenë furnizimin me bote nëpërmjet linjave hekurudhore. Trazirat në këtë shtet të Azisë Qendrore kanë situatën e përkeqësuar furnizimit me karburante edhe në shtetet përreth të cilët nuk po arrijnë të përballojnë kërkesën në rritje.

Në muajin Dhjetor, OPEC rriti prodhimin e naftës me vetëm 70,000 fuçi në ditë krahasuar me muajin e kaluar dhe marrëveshja e furnizimit parashikonte mundësinë e rritjes me 253,000 fuçi në ditë për të kapur rimëkëmbjen e kërkesës nga kriza pandemike. Prodhimi në Libi ra, edhe për shkak të punimeve për mirëmbajtjen e gazsjellësit, në 729 mijë fuçi në ditë, krahasuar me nivelin më të lartë të vitit të kaluar prej 1.3 milionë fuçi në ditë.

OPEC njoftoi se një fuçi e naftës e prodhuar nga vendburimet e shteteve anëtare të organizatës kushtonte 80.8 dollarë dhe ishte 73 cent më e shtrenjtë se një ditë më parë.