Rajoni

Sulmi me tritol, Armand Duka “blindon” shtëpinë, ruhet me policë privatë

Shpërndaje

2 ditë pas sulmit me tritol te porta e shtëpisë, Presidenti i FSHF, Armand Duka, ka shtuar masat e sigurisë. Shtëpia e tij në Durrës po ruhet me policë privatë.

I akuzuar për shpërthimin me tritol është Arlen Hasanaj, i cili është arrestuar. Megjithatë ai mohon të jetë ai autori i krimit. Para oficerëve të policisë ai ka mbajtur vetëm këtë qëndrim dhe më pas nuk ka pranuar të flasë. Megjithatë hetuesit kanë prova pamjet e kamerave të sigurisë. Rezulton se 34 vjeçari ka dalë nga shtëpia i maskuar dhe me kapuçin e xhupit në kokë. Pamjet tregojnë se ai i është drejtuar banesës së Dukës që ndodhet rreth 400 metra larg shtëpisë së tij. Pasi hodhi eksplozivin në derën e presidentit të FSHF, u largua me vrap dhe pas afro 1 minute shihet që hyn sërish në banesë.

Për këtë person është pyetur Armando Duka. Ai ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me Hasanajn. 34 vjeçari është bashkëpronar në kompaninë “Euroshop Durrës” që operon në tregtinë e produkteve ushqimore dhe atyre elektro-shtëpiake. Gjithashtu administron një bar- kafe dhe një marketi në lagjen ku banon.

Prokuroria po heton mbi një konflikt të mundshëm mes Hasanajt dhe Dukës për tregtinë e pajisjeve elektro shtëpiake apo dhe me persona të tjerë./ABCnews