Ahmeti shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-diplomatit europian, Eduard Kukan
Lideri i BDI-se, Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-diplomatit europian dhe politikanit sllovak, Eduard Kukan.
Postimi i plote nga Ahmeti:
Sot u nda nga jeta një tjetër mik i madh i vendit, përkrahës i rrugës sonë të integrimit në NATO dhe Bashkimin Europian, ish diplomati, anëtar i Parlamentit Europian dhe politikani sllovak, Eduard Kukan.
Si kryesues i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor, qasja e tij konstruktive në shërbim të stabilitetit të rajonit dhe të ardhmes europiane të tij do të mbetet shembulli më i mirë për gjeneratat e ardhshme të politikës dhe diplomacisë.