Aksident trafiku para Qeverisë, përfshihen dhe ministrat
Një aksident zinxhiror ka ndodhur në rrugën “Ilindenska”, gjegjësisht para Qeverisë, me çrrastë janë përfshi tre vetura, mes tyre edhe vetura e ministrit të Financave Fatmir Besimi, këtë e ka bërë të ditur vetë Besimi përmes një postimi në Facebook. Në veturë bashkë me Besimin ka qenë edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, por është shkaktuar vetëm dëm material.
“Sot vonë pasdite, vetura zyrtare me të cilën kam qenë duke udhëtuar bashke me ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshi për në mbledhje pune në Qeveri ka qenë pjesëmarrëse në një aksident trafiku që ka ndodhur në udhëkryqin përballë Qeverisë. Përveç dëmeve materiale në vetura, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar rëndë. Disa nga pjesëmarrësit pësuan lëndime të lehta. Të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë”, shkruan Besimi në Facebook.