Maqedoni

Bilall Kasami: Çfarë bëmë për 100 ditë! (Video)

Shpërndaje

Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami sot ka prezantuar aktivitetet dhe punën që ka realizuar gjatë 100 ditëve të para si kryetar i Tetovës.

Fjalimi i plotë:

Të nderuar të pranishëm,

Transparenca, llogaridhënia, zhvillimi i qëndrueshëm strategjik dhe efektiviteti në punë janë shtyllat kryesore të një qeverisjeje të mirë, të cilën ne e kemi premtuar dhe ja sot, në 100 ditëshin e qeverisjes sonë, ne dalim para jush, para qytetarëve të Tetovës, për të kumtuar dhe konfirmuar pikërisht këtë angazhim tonin për një qytet ndryshe, për një qytet më të mirë për të gjithë.

Ky angazhim për një qytetet modern për të gjithë, për një qytetet të barabartë dhe me perspektivë kalon nëpër premtimet e përmbushura brenda 100 ditëshit të qeverisjes sonë, në të gjitha ato pika problematike, të cilat tashmë kanë gjetur zgjidhje ose janë në proces e sipër për t’u realizuar përfundimisht.

Përkundër vështirësive të shumta, borxhit enorm dhe një kaosi të trashëguar, ne dalëngadalë, duke përmbushur një nga një premtimet në këtë 100 ditësh, po arrijmë me shumë mund dhe përkushtim ta vendosim komunën në koordinata tjera funksionimi, po arrijmë që të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme për të gjitha ato probleme të shtresuara ndër vite.

Ne jemi krenarë që brenda 100 ditëshit kemi arritur që t’iu japim zgjidhje të gjitha atyre problemeve që i kishim vendosur si prioritetet për këtë kohë, gjithnjë duke besuar se secili hap i joni në drejtim të përmbushjes së premtimeve do të thotë jetë më e mirë për gjithë qytetarët e Tetovës.

Brenda kësaj kohe, ne jemi përpjekur që të japim më të mirën nga vetja për të përmbushur premtimet, por edhe për të strukturuar dhe efektuar vizionin tonë për një qytet të hapur, bashkëpunues, solidar dhe mbi të gjitha për një qytet të zhvilluar me standardekonform pritjes së qytetarëve.

Sigurisht,ne, dëshirojmë të mbetemi gjatë gjithë kohës realist dhe të përkushtuar që këtij angazhimi tonë t’i japim impulse tjera të reja, sepse problemet janë të shumta, të shtresuara dhe kërkojnë punë të pandërprerë, angazhim maksimal, bashkëpunime të panumërta për të krijuar suazën e nevojshme të zhvillimit të qëndrueshëm.

Dhe ne jemi të bindur se mund ta arrijmë këtë, sepse jemi të motivuar për punë të mira, për angazhim korrekt, transparent dhe të hapur me të gjithë aktorët tjerë për një Tetovë të zhvilluar. Të gjithë ne bashkërisht, duke fokusuar energjitë mund tëtejkalojmë çdo sfidë me të cilat do të ballafaqohemi në këtë rrugëtim fisnik për një qytet më të mirë për të gjithë.

100 ditëshi mbetet treguesi më i mirë i angazhimit tonë korrekt, i përpjekjes për të vënë shpirtin tonë në çdo punë që bëjmë, pavarësisht vështirësive që na dalin përpara. Ne besojmë thellësisht se tashmë e kemi vendosur platformën e qeverisjes së mirë dhe transparente dhe kjo na siguron që në të ardhmen ta fuqizojmë këtë mënyrë qeverisjeje në të gjitha parametrat e zhvillimit të qëndrueshëm.

Secila punë e realizuar deri më tash mban vulën e përkushtimit dhe angazhimit korrekt ndaj fjalës së dhënë para qytetarëve dhe njëkohësisht bart në vete shtysën për të çuar përpara vizionin tonë për një Tetovë të zhvilluar dhe evropianë.