Duda Balje kundër martesave të gjinisë së njëjtë: Nuk mund të dal kundër fesë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se do të votoj kundër lejimit të martesave të gjinisë së njëjtë. Sipas Baljes, martesat mes gjinive të njëjta nuk janë pjesë e “kulturës dhe traditës” shqiptare.
Mes tjerash ajo ka përmendur që nuk mund te dalë kundër fesë muslimane, të cilës i përket deputetja.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetar,
Siç jeni në dijeni, nesër në rend të ditës në seancën plenare kemi në shqyrtim dhe votim Kodin Civil. Pikë e rendit të ditës është që ky Kod Civil përmban edhe lejimin e martesave të gjinisë së njejtë.
Unë si deputete nuk mund të dal kundër fesë të cilës i përkas, principeve në të cilat jetoj e as kundër vlerave familjare me të cilat jam rritur. Prandaj, vota ime do të jetë KUNDËR.
Kundër, sepse nuk perketë me kulturen, traditen në të cilën kemi jetuar dhe jetojmë.