Gjermania gati t’ia humbë miliarda euro Rusisë, merret veprimi i papritur minutat e fundit
Gjermania ka lënë të kuptohet se do të mbështesë largimin e Rusisë nga SWIFT-i, rrjeti kryesor i pagesave ndërkombëtare në botë, pasi më parë kundërshtoi një masë të tillë.
Annalena Baerbock, ministrja e jashtme e Gjermanisë, bëri të ditur të shtunën se po synonin “kufizim funksional” të Rusisë në SWIFT.
Olaf Scholz, kancelari gjerman, më parë tha se ndërprerja e Rusisë nga rrjeti i pagesave nuk duhet të jetë pjesë e sanksioneve të Gjermanisë.
Shtetet e tjera, përfshirë Britaninë e Madhe, kanë propozuar largimin e Rusisë nga sistemi SWIFT.