Greqi: Trupat e tre alpinistëve janë gjetur në malin Helmos
Shërbimi zjarrfikës grek njoftoi sot se janë gjetur trupat e tre alpinistëve që figuronin të zhdukur.Tre alpinistë midis moshës 50 dhe 55-vjeç u nisën për t’u ngjitur në malin Helmos, 2.355 metra të lartë në Peloponez, në Greqinë jugperëndimore të shtunën në mëngjes, raporton AP.
Ata parkuan makinën e tyre në qendrën e skive të Kalavritës, pranë qytetit me të njëjtin emër dhe lanë një numër telefoni kontakti për operatorët e kësaj qendre të skive.
Operatorët thanë për mediat lokale se ata kishin lajmëruar shërbimet e shpëtimit mbrëmë, kur vunë re se makina ishte ende në parking.Përpjekjet për të telefonuar në numrin e kontaktit ishin të pasuksesshme.Shërbimi i shpëtimit aktivizoi një njësi speciale të shpëtimit, 22 zjarrfikës, dy helikopterë dhe dronë.
Mediat vendase raportuan se të tre alpinistët mund të jenë varrosur nga një ortek.