Joe Biden vendos sanksione ndaj Nord Stream 2
Shtëpia e Bardhë sapo ka njoftuar sanksione ndaj prodhuesve të gazsjellësit Nord Stream 2 që lidh Rusinë dhe Gjermaninë.
“Sot, kam urdhëruar administratën time që të vendosë sanksione ndaj Nord Stream 2 AG dhe oficerëve të saj të korporatës”, njoftoi presidenti amerikan, Joe Biden.
“Këto hapa janë një pjesë tjetër e këstit tonë fillestar të sanksioneve në përgjigje të veprimeve të Rusisë në Ukrainë”, shtoi ai.
Projekti prej 10 miliardë eurosh përfundoi gjatë muajit shtator të vitit të kaluar.
Vendimi i SHBA vjen pasi kancelari gjerman, Olaf Scholz njoftoi se tubacioni do të qëndronte i mbyllur në përgjigje të lëvizjeve të Rusisë kundër Ukrainës.
Ndryshe, Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se brenda 48 orëve, Rusia pritet ta pushtojë në total Ukrainën pas dislokimit të disa trupave në dy rajonet që kanë shpallur pavarësinë e njëanshme, Donatsk dhe Luhanski.