Bota

Këshilli i Sigurimit të OKB-së voton për çështjen e Ukrainës, ky është vendimi i fundit

Shpërndaje

Këshilli i Sigurimit të OKB-së, sapo ka votuar për dërgimin e çështjes së Ukrainës në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s për një seancë të posaçme urgjente për shkak të bllokimit të anëtarëve të përhershëm në këshill.

Rusia vuri veton ndaj një rezolute të SHBA-së për të dënuar Moskën për pushtimin e Ukrainës.

“Ne i kërkojmë Rusisë të zbusë retorikën e saj”, tha ambasadorja e SHBA-së, Linda Thomas Greenfield, në lidhje me një njoftim për vendosjen e forcave në gatishmëri bërthamore.

Votimi ishte procedural, duke mos kërkuar nga një tjetër veto, transmeton lajmi.net.

Rezultatet ishin të ngjashme me votën e javës së kaluar, e cila bllokoi miratimin e një rezolute për shkak të vetos së Rusisë.

Franca ka paraqitur gjithashtu një rezolutë në lidhje me çështjet humanitare për shqyrtim në këshill.

Ky është sesioni i parë special i urgjencës së OKB-së, i Asamblesë së Përgjithshme që nga viti 1982 kur u mblodh një seancë special emergjente e OKB-së për të trajtuar situatën në zonën e territoreve arabe të pushtuara.