BotaTop Lajme

Moment historik, Ukraina aplikon zyrtarisht për anëtarësim në BE

Shpërndaje

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, sapo ka nënshkruar aplikimin e Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.Parlamenti i Ukrainës njofton se në ambientet e tij, presidenti i vendit sapo nënshkroi aplikimin për të hyrë në Bashkim Evropian.

Këtë hap, Zelensky e ndërmori derisa ekipi i tij po negocion me ekipin rus, në mes të luftës.

“Ky është një moment historik”, është shkruar nga parlamenti i Ukrainës, në Twitter.