Bota

NATO i vë në gatishmëri 100 aeroplanë luftarakë

Shpërndaje

NATO ka urdhëruar komandantët e saj ushtarakë të intensifikojnë përgatitjet për të mbrojtur territorin aleat pasi Rusia pushtoi Ukrainën.

100 avionë luftarakë janë vënë në gatishmëri.

E po ashtu aleatët e organizatës më të madhe ushtarake në botë kanë rënë dakord për të rritur numrin e trupave në krahun e saj lindor.

Sekretari Jens Stoltenberg, tha ka thirrur një samit virtual urgjent të 30 vendeve të aleancës për të premten, ku do të përfshihet edhe presidenti i SHBA-së Joe Biden, dhe atyre do t’u bashkohen udhëheqësit e Suedisë, Finlandës dhe institucioneve të Bashkimit Evropian, shkruan Reuters.

Në orët e para të së enjtes presidenti i Rusisë Vladimir Putin, njoftoi se kishte filluar një operacion ushtarak në Ukrainë.

Nga bombardimet ruse deri tash raportohet se kanë vdekur mbi 40 persona.