Nëse Rusia ndalon s’ka më luftë, nëse Ukraina s’lufton s’ka më Ukrainë”, citon Rama pankartet
“Nëse Rusia ndalon s’ka më luftë, nëse Ukraina s’lufton s’ka më Ukrainë”, citon Rama atë çfarë shkruhet në pankartën e protestueses.
Të dielën, dhjetëra qytetarë janë mbledhur para ambasadës ruse në Tiranë, në shenjë proteste kundër urdhrit të presidentit rus Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën.
Me parulla dhe me flamurin e Ukrainës në duar, qytetarët shqiptarë por dhe ata ukrainas që jetojnë në vendin tonë kanë dalë në mbështetje të Ukrainës.
Po ashtu Shqipëria ka mbyllur hapësirën ajrore për të gjithë operatorët rus apo çdo avion të regjistruar në Rusi në kuadër të sanksioneve që i ka vendosur Rusisë pas agresionit ushtarak në Ukrainë.
Ndalimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore nga operatorët ajror rus, hynë në fuqi që nga mbrëmja e 27 shkurtit.
Ndërkaq, Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, gjë që është dënuar nga shtetet në mbarë botën.
NATO – aleancë në të cilën bën pjesë edhe Shqipëria – njoftoi se do të rrisë numrin e forcave të saj pranë Rusisë, me qëllim që të forcohet krahu lindor.