RajoniTop Lajme

Presidentja Osmani takoi oficeret që kanë mbaruar studimet jashtë vendit në fushën e mbrojtjes (Foto)

Shpërndaje

Presidentja Osmani i ka përgëzuar oficeret për suksesin e arritur, duke i cilësuar arritjet e tyre sukses jo vetëm për FSK-në, por edhe për shtetin e Kosovës.

Sipas Presidentes Osmani është mirë që rrëfimet për suksesin e vajzave të FSK-së t`i dëgjojnë vajzat e gratë e tjera të Kosovës në mënyrë që të shërbejnë si frymëzim për t`iu bashkuar sektorit të sigurisë.

Në këtë kontekst, Presidentja ka kërkuar nga komandanti i FSK-së që sa më shumë vajza e gra të inkurajohen për t`u bërë pjesë e Forcës.

“Sa më shumë suksese të vajzave të FSK-së, aq më mirë për imazhin e shtetit të Kosovës”, është shprehur Presidentja Osmani.