Rajoni

Regjistrimi i popullsisë do të bëhet këtë vit, Kuvendi miraton projektligjin

Shpërndaje

Me 69 vota për dhe një abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Duke arsyetuar Projektligjin, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, bëri të ditur se regjistrimi i popullsisë do të bëhet gjatë vitit 2022. Kostoja financiare e këtij projektligji u tha se është 10 milionë euro.

“Regjistrimi i planifikuar të mbahet vitin e kaluar është shtyrë për shkak të zhvillimeve të pandemisë COVID-19 dhe zgjedhjeve komunale që janë mbajtur në tetor të vitit të kaluar. Afati i ri për regjistrimin e popullsisë është përcaktuar të jetë në vitin 2022”, tha ai.

Përkrahje këtij Projektligji i dhanë deputetët e pozitës dhe opozitës.