Maqedoni

Rritje e përditshme e çmimeve të prodhimeve

Shpërndaje

Pavarësisht rritjes së përditshme të çmimeve të produkteve ushqimore, të faturave mujore, madje edhe të transportit, Qeveria pohon se për momentin nuk ka ndonjë goditje serioze çmimesh për qytetarët. Autoritetet vlerësojnë se me masën për çmimet e ngrira dhe marzhet e kufizuara, edhe disa çmime janë ulur. Por, qytetarët vërejnë vetëm një trend në rritje.

A i mbani mend çmimet e tre produkteve, që i keni blerë në nëntor të vitit të kaluar dhe sot?

“Djathi 185, tani 235 denarë për kilogram. Kaçkavalli 285 – 335 denarë, fasulja 55 denarë, tani është 65 denarë”, tha një qytetar.

“Çdo ditë rriten çmimet, çdo blerje me çmime të reja. Autoritetet thonë se nuk ka goditje çmimesh? “Sigurisht që nuk ka për ta”, qytetare.
“E di që çmimi i perimeve është rritur shumë. Sa? Shumë”, qytetar

Mediat kërkuan çmimet e ushqimeve nga një prej rrjeteve më të mëdha të marketeve në Maqedoni. Të dhënat tregojnë se në pak muaj qytetarët paguajnë çmime serioze të larta për blerjen e ushqimeve. Kafja, orizi, fasulja, kremrat, kosi, letra higjienike, detergjentët dhe produktet e tjera që qytetarët blejnë rregullisht janë më të shtrenjta.

Çmimet e produkteve ushqimore
Nëntor 2021 / Shkurt 2022 — margarinë 29 den 33 den; majonezë 124 den 139 den; kafe 200g 72 den 92 den; jogurt 1l. 42 den 48 den; oriz 1kg 51 den 55 den; fasule 52 den 59 den; ajvar 139 den 165 den; krem çokollatë 99 den 104 den; keçap 55 den 58 den; letër higjienike 109 den 125 den; detergjent i lëngët 108 den 125 den;

Deri në fund të këtij muaji skadon masa për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë. Më pas, nga 1 marsi deri në fund të majit do të jetë në fuqi vendimi i Qeverisë, me të cilin do të kufizojë marzhat tek tregtarët, 5% në tregtinë me shumicë, dhe 10% në tregtinë me pakicë.

“Përkundër faktit se çmimet e produkteve ushqimore bazë nga Qeveria janë ngrirë në muajt e fundit, megjithatë në disa tregje çmimet janë rritur. Këtë e ka konfirmuar Enti Shtetëror i Statistikës, i cili ka shënuar rritje të çmimeve të produkteve ushqimore bazë në muajin janar”. /Alsat/