Shqiptarët solidarizohen me Ukrainën, protestë para Ambasadës Ruse në Tiranë (FOTO LAJM)
Para Ambasadës Ruse në Tiranë është duke u zhvilluar një protestë paqësore nga qytetarët shqiptarë.
Ata janë mbledhur për të protestuar në shenjë solidarizimi ndaj popullit ukrainas, i cili është pushtuar mëngjesin e sotëm nga trupat ruse.
Ata, me pankarta në duar kanë bërë thirrje për ndalimin e luftës. Gjithashtu po në shenjë solidarizimi kanë ndezur qirinj.
Shihni më poshtë fotot e shkrepura nga Nensi Bogadani.