Sulmi ushtarak rus në Ukrainë – presidenti ukrainas deklaron se do t’i jap armë kujtdo që i dëshiron
Rusia ka nisur një sulm ushtarak në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës, fqinjit të saj jugor, me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin.
Ka raportime për sulme në infrastrukturën ushtarake ukrainase në të gjithë vendin, dhe autokolona ruse që hyjnë në të gjitha drejtimet.
Deri më tani konfirmohet për të paktën shtatë viktima si rrjedhojë e bombardimeve ruse që filluan në orët e para të së enjtes.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksyy ka deklaruar se do t’i japë armë kujtdo që i dëshiron ato, sipas medieve shtetërore.
Ministria ukrainase e Mbrojtjes përmes një postimi në Twitter, ka njoftuar se i ka shkaktuar humbje të mëdha forcave ruse, të cilat sot u futën në Ukrainë pas urdhrit të lëshuar nga presidenti Vladimir Putin.
Ata kanë njoftuar se pas operacionit për mbrojtjen e vendit, kanë arritur të rrëzojnë 6 aeroplanë rusë, 2 helikopterë, 2 tanke të shkatërrojnë si dhe të vrasin 50 separatistë rusë, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, sulmet ajrore dhe granatimet nga ana e ushtrisë ruse po vazhdojnë në qytetet e Ukrainës, ku qytetarët janë strehuar nëpër objekte të ndryshme duke i improvizuar si bunkerë.