UASHINGTON – Elon Musk aktivizon shërbimin e Internetit Starlink në Ukrainë
Miliarderi i teknologjisë, Elon Musk, po mbështet Ukrainën, e cila është nën sulmin rus, duke ofruar shërbimin e tij satelitor të internetit “Starlink”.
“Shërbimi Starlink është tani aktiv në Ukrainë. Më shumë terminale gjatë rrugës,” shkroi Musk në platformën e medias sociale Twitter.
Ai i është përgjigjur një kërkese të ministrit të Dixhitalizimit të Ukrainës, zëvendëskryeministrit Mykhailo Fedorov.
Fedorov kontaktoi me Musk përmes Twitter-it, duke deklaruar se ndërsa Musk u përpoq të “kolonizonte Marsin”, Rusia po përpiqej të pushtonte Ukrainën.
“Ndërsa raketat tuaja zbarkojnë me sukses nga hapësira, raketat ruse sulmojnë njerëzit civilë ukrainas”, tha Fedorov.
“Ne iu kërkojmë t’i siguroni Ukrainës stacione Starlink dhe t’u drejtoheni rusëve që të mbajnë një qendrim të arsyeshëm”, shtoi ai.