Abazoviç i ka kërkuar BE që të përshpejtojë proceset e anëtarësimit të vendeve që aspirojnë të bëhen pjesë e unionit
I mandatuari për të krijuar qeverinë e re në Malin e Zi, Dritan Abazoviç i ka kërkuar Bashkimit Evropian që të përshpejtojë proceset e anëtarësimit të vendeve që aspirojnë të bëhen pjesë e unionit. Ai deklaroi se tashmë është momenti që Europa ta kuptojë domosdoshmërinë se rruga drejt BE duhet të jetë më e shpejtë për vendet që janë në pritje.
“Ky është një moment vendimtar për Europën, por ndoshta edhe për botën. Uroj dhe shpresoj që lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë të përfundojë”, tha Abazoviç.