Maqedoni

“Autostrada Shkup – Bllacë do të ketë 6 tunele”

Shpërndaje

Kompania amerikane tashmë ka gati projektin për pjesën e dytë të autostradës Shkup – Bllacë në gjatësi prej 10 kilometra, ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në ClickPlus në TV21.

Thotë se ky projekt parasheh që nga Stenkovci deri në hyrje të fshatit Bllacë të ketë 6 tunele.

“Nesër në Qeveri ndërmarrja e rrugëve të Maqedonisë sjell projektimin e kompanisë amerikane për 10 kilometrat e autostradës Shkup – Bllacë me përcaktimin e trasesë së re. Për fat të keq timin, por projektuesit e dinë atë punë. Kanë paraparë 6 tunele. Imagjinoni, edhe pse ne që shkojmë shpesh në Kosovë nuk na duket aq tunel i vështirë”, tha Grubi.