Bekteshi hesht kur pyetet se “si ju duken çmimet e bukës?” (Video)
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka qëndruar sot në terren për të parë nga afër se si zbatohet masa “E diela ditë jo pune”.
Këtë zgjodhi ta bëj në njërën nga qendrat tregtare në Shkup, të cilat me Ligj lejohen të punojnë të dielave. Gjatë vizitës në qendër tregtare, ai vizitoi edhe një supermarket.
Ka parë nga afër çmimet, përfshirë edha ato të bukës, për të cilat ditë më parë tha se “mund t’ju jap faturë ku shihet se buka është 25 denarë”.
Por Bekteshi heshti kur u pyet nga TV21 “se si ju duken çmimet e bukës?”.