Maqedoni

Benzina lirohet për dy, ndërsa dizeli për tre denarë për litër

Shpërndaje

Benzinat prej sonte në mesnatë lirohen për dy denarë për litër, ndërsa çmimi i dizelit lirohet për tre denarë, ka vendosur sot Komisioni rregullator për energjetikë dhe burime të ujit (KRRE). Me vendimin bëhet ulje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 3,31 për qind.

Çmimi i ri i shitjes me pakicë EUROSUPER BS-95 kushton 79,5 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 81,5, EURODIZEL (D-E V) për 76, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 72,5 denarë për litër.

Me vendimin e KRRE-së për 2.228 denarë për kilogram ulet edhe çmimi i shitjes me pakicë të Mazutit M-1 HC dhe do të kushtojë 54.521 denarë.

Si arsye për uljen e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE-ja i theksojnë çmimet e zvogëluara referente të derivateve të naftës në tregun botëror tek benzinat mesatarisht për 3.573 për qind eh tek dizeli për 5.345 për qind, si dhe për rreth 0.182 për qind kurs më i lartë i denarit lidhur me dollarin.