Biden nënshkruan dekretin që Katari të njihet si “aleat i rëndësishëm jo-anëtar i NATO-s”
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden nënshkroi dekretin që vendi i Gjirit, Katari, të njihet si “aleat i rëndësishëm jo-anëtar i NATO-s”, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Bazuar në kompetencën që Kushtetuta dhe ligjet amerikanë më japin si president, unë e njoh shtetin e Katarit si një aleat të rëndësishëm jo-anëtar i NATO-s për SHBA-në”, thuhet në dekretin e Bidenit.
Gjatë një takimi me Emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, në Shtëpinë e Bardhë më 31 janar, Biden njoftoi se Katari do të “njihet si një aleat i rëndësishëm jo-anëtar i NATO-s”.
Biden po ashtu ka thënë që në këtë kategori të përfshijnë edhe Kolumbinë.
– SHBA ka 18 vende që njeh në statusin e “aleatit të rëndësishëm jo-anëtar të NATO-s”
SHBA-ja deri më sot ka njohur 18 vende si “aleat i rëndësishëm jo-anëtar të NATO-s”.
Me një ligj të miratuar për herë të parë në vend në vitin 1987, presidenti amerikan i asaj periudhe, Ronald Reagan përfshiu në këtë kategori Australinë, Egjiptin, Izraelin, Japoninë dhe Korenë e Jugut.
Ndërsa nga rajoni i Gjirit, Bahreini dhe Kuvajti u përfshinë në këtë kategori nga ish-presidenti amerikan George W. Bush.