Dy vjet nga anëtarësimi në NATO, MPJ ndriçohet me ngjyrat kaltër e bardhë
Nesër bëhet dy vjet që kur Maqedonia e Veriut u bë anëtare e plotfuqishme e NATO-së, transmeton albazone media.
Njoftimi i plotë i Osmanit:
📍 Ndërtesa e MPJ-së me ngjyrat e NATO-s në prag të kremtimit të dyvjetorit të anëtarësimit tonë në Aleancë.
👉 Të jesh pjesë e familjes transatlantike, veçanërisht në këto kohëra gjeopolitikisht jo stabile, është një arritje e rëndësishme dhe një garanci e fortë e sigurisë dhe prosperitetit tonë.
👉 Maqedonia e Veriut është në tryezën e përbashkët me demokracitë më të zhvilluara në botë dhe është një veprues aktiv në politikat globale të sigurisë.
👉 Ne jemi të bashkuar me partnerët tanë të NATO-s dhe të vendosur për t’iu përgjigjur së bashku sfidave aktuale të sigurisë të paraqitura nga invazioni rus në Ukrainë dhe për të kontribuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në botë.