Bota

E konfirmon Kremlini, manjati Abramovich pjesë e negociatave ruso-ukrainase

Shpërndaje

Prej ditësh, përflitej se manjati rus Roman Abramoviç ka qenë pjesë e negociatave mes Ukrainës e Rusisë, për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme.

Lajmin së fundi e ka konfirmuar edhe Kremlini, përmes zëdhënësit të tij, Dmitry Peskov, i cili tha se Abramovich “ka marrë pjesë në negociatat në fazën fillestare”.

Financial Times ka raportuar se presidenti rus Vladimir Putin ka miratuar personalisht rolin e Abramovich si negociator në bisedime, duke përmendur dy persona të paidentifikuar me njohuri të drejtpërdrejta për këtë çështje.

Është e paqartë ëshhtë ende, pasi nuk dihet se çfarë roli po luan Abramovich në negociatat e mundshme midis Ukrainës dhe Rusisë.