Maqedoni

E pabesueshme: Kompania që nuk ekziston ka fituar 90 tenderë në Maqedoni!

Shpërndaje

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Antikorrupsion është hapur një rast i veçantë. Sipas anëtarit të Antikorrupsionit, Vlladimir Georgiev, një kompani inekzistente ka fituar 90 tenderë për mirëmbajtje të ashensorëve. Tenderët i ka fituar edhe në spitale shtetërore, në periudhën 2018-2022.

Georgiev tha se kjo kompani ka konkuruar në tenderë me dokumentacione të falsifikuara, si dhe me sertifikat të falsifikuar nga Kroacia.

Dyshimet lidhur me funksionimin e kësaj kompanie për mirëmbajtje të ashensorëve janë paraqitur kur ka konkuruar në tender të shpallur nga Spitali i Përgjithshëm i qytetit.

Pas verifikimeve të bëra, nga Kroacia ka ardhur njoftim se sertifikati është i falaifikuar.

Nga Komisioni për Antikorrupsion thonë se nuk guxojnë ta publikojnë emrin e kompanisë në fjalë, por kërkojnë nga Prokuroria Publike të reagojë sa më shpejtë me qëllim që rasti të marë epilog gjyqësor.