Bota

“Filluan të na gjuanin pasi kaluam kontrollin”, kolegu i gazetarit të vrarë në Ukrainë nga spitali flet për ngjarjen

Shpërndaje

Një gazetar amerikan është qëlluar për vdekje dhe një tjetër është plagosur në Irpin, në veri të Kievit. Autoritetet ukrainase kanë thënë se ai është vrarë nga forcat ruse. Gazetari i vrarë është identifikuar si Brent Renaud, ndërsa shoqëruesi i tij ka folur nga spitali deri sa mjekët po intervenonin për ngjarjen

“Po kalonim urën e dytë, ishim duke shkuar për të xhiruar refugjatët tjerë duke u larguar dhe u futëm në një veturë, dikush na ofroi të na dërgojë te ura tjetër, kaluam pikën e kontrollit dhe ata filluan të gjuajnë ndaj nesh. Shoferi u kthye, ata vazhdonin të na gjuanin. Shoku im është Brent Renaud, ai është gjuajtur dhe është lënë mbrapa. E pash që e kishin gjuajtur në qafë dhe pastaj u ndamë”, tha mes tjerash punonjësi mediatik Huan, i cili tha se gjithashtu është nga SHBA-ja.