Grubi: Në RMV nuk ka nevojë për panik
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, në opinion ka folur për krizën ekonomike që do të lë konflikti Rusi-Ukrainë.
Grubi ka qetësuar qytetarët duke thënë se RMV-ja ka sasi të mjaftueshme rezervë të drithërave, grurit, miellit.
Ai ka thënë se në RMV nuk ka nevojë për panik.
“Nuk ka nevoj për alarm, si duket kjo është një aktivitet i Rusisë”, tha Grubi.
Zëvendëskryeministri Grubi tha se RMV-ja ka edhe sasi të mjaftueshme të naftës e benzinës.
Ai shpresoi që çmenduria ruse sic e quajti të përfundojë sa më shpejtë.
************
Grubi në Opinion: Po subvencionojmë çmimin e energjisë elektrike, qytetarët të jenë të qetë
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka folur në emisionin “Opinion” për luftën Rusi-Ukrainë. Grubi tha se lufta do të ndikojë indirekt në rritjen e çmimeve të karburantit dhe produkteve, por theksoi se nuk ka vend për panik.
Grubi tha se qytetarët po suvecionohen për çmimin e energjisë elektrike, në mënyrë që rritja e çmimit të mos ndikojë tek xhepat e tyre.
“Ndikimi nuk është aq i drejtpërdrejtët, por indirekt po. Rritja e çmimit të energjisë po rritet. Qeveria subvencionon qytetarët, por pasojat indirekte po i ndiejmë edhe ne. Për momentin për qytetarët nuk do ketë shqetësim ka mjaftueshëm naftë, benzinë dhe drithëra. Pasoja direket nuk ndien, por rritja e çmimit të karburanteve i rrit çmimet zinxhir. Por nuk ka arsye për panik. Besojmë se këtu ka gisht Rusia që ngjall panik tek qytetarët.”-tha Grubi.