Grubi: Procesi i regjistrimit të popullsisë është realizuar sipas standardeve europiane
Zëvendëskryeministri i parë Grubi nëpërmjet facebookut u shpreh se regjistrimi i popullsisë është bërë sipas standardeve europiane dhe të dhënat janë të vërteta dhe valide.
Postimi nga Grubi:
Sot, bashkë me kryeministrin Kovaçevski dhe kolegë ministra ishim prezent gjatë publikimit të rezultatit të Regjistrimit të popullsisë.
Procesi i regjistrimit të popullsisë është realizuar sipas standardeve europiane dhe jep të dhëna të vërteta dhe valide mbi atë se si qëndron përqindja e komuniteteve të cilët jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Përgëzime deri tek Enti shtetërorë për statistikë dhe gjithë institucionet tjera të përfshira në këtë proces, që treguan profesionalizëm dhe efikasitet deri në përmbylljen e rezultateve.