MaqedoniTop Lajme

Gruevski përmes një ndërmjetësuesi e ka marrë kompaninë “Sirah Limited”

Shpërndaje

Biznesmeni Aleksandar Ivanovski, (Alek Teranova) nga Nenad Josifoviq, i akuzuar në rastin “Parcelat në Vodno” për nevojat e Nikolla Gruevskit, u interesua nëse ka ndonjë kompani të huaj që do të merret me aktivitete në fushën e ndërtimit.

Në mbrojtjen e tij në seancën e sotme në Gjykatën Themelore Penale Shkup, i akuzuari Josifoviq pohoi se i ka thënë Ivanovskit se ka një kompani të lirë në emër të tij (Sirah Limited), dhe se nuk ka pasur problem që t’ia japë për t’u shërbyer.

“Ndërmarrjen e lashë në një mënyrë që e çova në një zyrë avokatie dhe e dorëzova. Dëshiroj të përmend se ka pasur një dokument që nëse do t’i ndodhte kompanisë të nesërmen të mund t’i transferohej çdo personi, vetëm të plotësohen të dhënat”, tha i pandehuri Josifovski.

Ai tha para gjykatës se kompania në atë kohë nuk kishte aktivitet biznesi.

“Nga momenti i largimit nuk kam ndërmarrë dhe as kam marrë pjesë në negociata, lidhje të marrëveshjeve, procedura para Regjistrit Qendror. Të njëjtën gjë e ka konfirmuar edhe Risto Novaçevski, deklaroi i pandehuri Josifoviq.

Pas shpalljes së të ashtuquajturave bomba, i pandehuri Josifoviq tha se e kuptonte se për çfarë përdorej kompania.

Mbrojtjen sot e ka dhënë edhe i pandehuri Jordan (Orce) Kamçev, i cili ka thënë se Gruevski i ka zëvendësuar parcelat në Vodno me tri banesa me sipërfaqe prej 750 metrash katrorë në një lokacion atraktiv në Vodno.

“Në ndërtesën “Panorama Rezidenc” tre apartamente me sipërfaqe 750 metra katrorë. Nuk janë nën hipotek, mbahen për pranim-dorëzim. Ata ruhen nga Meto Stojçevski. E di që janë për Nikolla Gruevskin, kjo është ajo që di unë”, u përgjigj Kamçev.

Seanca e radhës për rastin “Parcelat në Vodno” është caktuar për 28 mars, për kur është paralajmëruar mbrojtja e të akuzuarit Sasho Mijallkov.