MaqedoniTop Lajme

KE: Regjistrimi është një arritje e madhe për Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Komisioni Evropian ka përshëndetur regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar si arritje të madhe, njofton korrespondentja e AIM-s nga Brukseli.

Pas publikimit të rezultateve të regjistrimit, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, për AIM-n tha se Komisioni e mirëpret regjistrimin e popullsisë, i cili është bërë për herë të parë që nga viti 2002.

“Kjo është një arritje e madhe: të dhënat e përditësuara të popullsisë janë thelbësore për planifikimin dhe zbatimin e politikave të përshtatshme sociale, demografike dhe ekonomike për të mirën e të gjithë qytetarëve”, tha Pisonero.

Enti Shtetëror i Statistikave në Maqedoninë e Veriut sot ka shpallur rezultatet e regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe ekonomive familjare.