RajoniTop Lajme

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet ish kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov

Shpërndaje

Në një aksion të madh policor në Bullgari është arrestuar ish kryeministri bullgar Bojko Borisov, përcjell TV21. Ndërsa pasditen e të enjtes në profilin e tij në Facebook kryeministri aktuale Kiril Petkov ka shkruar se “Askush nuk është mbi ligjin”.

Raportohet se aksioni ka të bëj me 120 raste të keqpërdorimit të mjeteve financiare nga Bashkimi Evropian.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe ish-ministri i Financave Vladislav Goranov, kryetari i Komisionit të Buxhetit Menda Stojanova dhe ish-kreu i shërbimit të informacionit të qeverisë Sevdalina Arnaudova.

Ndryshe, policia po vazhdon aksionin në adresa të ndryshme.