Rajoni

LVV kritikon 100 ditëshin e kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës

Shpërndaje

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, angazhimi i kryetarit të Prishtinës Përparim Rama në 100 ditë të qeverisjes së tij me kryeqytetin, është minimal. LVV-së thotë se për 100 ditë kryetari Rama nuk ka nisur asnjë projekt.

Reagimi i LVV-Prishtinë:

Sot, në 100 ditëshin e marrjes së detyrës nga kryetari Përparimi Rama, Grupi i këshllitarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Qendra Prishtinë, mbajti konferencë për media. Në emer të grupit të asamblistëve, para gazetarëve u paraqitën znj.Triera Kasumi Berisha dhe z.Gëzim Sveçla shef i Grupit.

Zonja Kasumi Berisha bëri një rezyme të punës, apo më mirë të themi të mos punës, të kryetarit dhe ekipës së tij. “Do të kishim shumë dëshirë që ta kishim mundësinë që këtu para jush të analizonim ndonjë projekt apo punë konkrete të filluar apo realizuar, por sinqerisht kjo analizë ska si te bëhet sepse nuk ka një punë të filluar apo kryer nga ai.” – tha ajo.

Poashtu u përmenden telashet dhe vështirësitë e përditshme me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Komunës së Prishtinës si rezultat i papërgjegjshmërisë se ekzekutivit.

“Duke u nisur nga fjala e urte se dita e mire shihet ne mengjes, fatkeqesisht per qytetin dhe qytetaret e Prishtines premtimet boshe do te mbesin endrra apo ma mire me thane mashtrime qe z. Rama I ka bere qytetareve.” – përfundoj zonja Kasumi-Berisha.

Me pas fjalën e mori shefi i Grupit të këshilltarëve, z. Gëzim Sveçla, i cili u fokusua te vendimet e kryetarit Rama për këtë periudhë 100 ditore dhe mos realizimi i asnje projekti të vetëm të tij dhe të partnerit të koalicionit, z.Uran Ismajli nga PDK-ja.

“Nuk duhet të harrojmë edhe një gjë. Kryetari Rama dhe subjekti i tij eshte ne koalicion me PDK-ne. dmth pervec mbi 200 premtimeve qe ka dhene z.Rama, jane edhe qindra (ne mos mijera) premtime te z. Ismaili. Na kujtohet me çfarë pompozitet kishte nenshkruar marreveshje me qytetaret qe per 100 ditët e para ka me I realizu 100 premtime. Edhe zoti Ismajli dhe partia e tij, ekipa e tij, jane ne qeverisje, e rezultati i realizimit të premtimeve te tij, i njejte, ZERO”. -deklaroj zotëri Sveçla.

Neglizhenca dhe pasivitetit qe po e karakterizon udhëheqjen komunale po ndikon në kualitetin e shërbimeve qe janë të obliguar të u ofrojnë qytetarëve.

“Qe 100 dite kemi pasur vetem nje séance te rregullt te kuvendit komunal. 100 ditë, vetëm një seancë pune. Qyteti është me I papaster se kurre me pare. Nxenesit merdhijne ne shkollat e Prishtines. Defekte te shumta, ne cdo pjese te qytetit, me ndricimin publik. E shume probleme te tjera te cilat nuk kerkojne me shume se pak dite punë e anagazhim per zgjedhjen e tyre.” – tha z.Sveçla.

Lëvizja VETËVENDOSJE!, Qendra Prishtinë dhe grupi ynë i këshilltarëve i bën thirrje kryetarit Rama dhe partnerëve të tij që më në fund të filloj të punoj diçka nga programi me të cilin i ka fituar zgjedhjet.